Meshkujt mëngjarashë fitojnë më shumë para
Nuk shkëlqejnë gjithmonë në shkollë, por fati u buzëqesh për të fituar para dhe për të bërë sukses në një moshë më madhore, shumë më shumë se ata që shkruajnë dhe kryejnë veprimet me dorën e djathtë.
Këtë e mbështesin dy studime të ndryshme, një anglez dhe një iralandez, të botuara në të përditshmen “Daily Mail”. Kërkuesit e universitetit të Bristolit dhe Imperial College të Londrës kanë ndjekur 12 mijë fëmijë, që nga lindja e deri në moshën 14-vjeçare, duke zbuluar se mëngjarashët lodhen më shumë se të tjerët, që përdorin dorën e djathtë në shkollë.
Por më pas, gjërat nisin e lehtësohen, jo vetëm kaq, por edhe përmirësohen ndjeshëm. Këtë e dëshmon studimi, realizuar nga specialistët e “University College” në Dublin, që kanë studiuar 18 mijë meshkuj dhe gra tek të 30-at. Sipas këtij studimi mëngjarashët fitojnë së paku 5% më shumë shumë para në vit, që do të thotë 1.112 stërlina ekstra.
Por, këtë fat e kanë vetëm meshkujt. Gratë nuk kanë asnjë lloj avantazhi nga fakti që përdorin dorën e majtë, pasi sipas studimit ato fitojnë 4% më pak se gratë që shkruajnë dhe veprojnë me dorën e djathtë.
“Të lindësh mëngjarash në një botë ku shumica përdorin dorën e djathtë, ku dizenjimet janë bërë për këta të fundit, sigurisht që krijon vështirësi të shumta në fillim”- komentojnë kërkuesit, duke shtuar se megjithë këtë, pas kësaj fshihet suksesi i garantuar.