E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje kundër evazionit fiskal dhe krimit ekonomik

Inspektoriati i lartë i deklarimit të pasurive në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik ka rinovuar momerandumin mes policisë së shtetit, drejtorisë së përgjithshme të tatimeve dhe drejtorisë së përgjithshme të parandalimit të pastrimit të parave. Për herë të parë pjesë e këtij bashkëpunimi behet edhe avokatura e shtetit, e cila do të luaj rol mjaf të rëndësishëm në këtë bashkëpunim. Rinovimi i momerandumit është bërë për shkak të ndryshimeve ligjore që janë bërë në këto institucione gjatë kohëve të fundit. Roli i avokaturës së shtetit do të jetë e rëndësishme pasi, do të jetë ajo që do të shqyrtojë të gjitha rastet kur do të rezultojë se shteti është i dëmtuar nga zyrtarët e tij. Inspektoriati do të njoftojë Avokatin e Shtetit, që do të ndjekë të gjitha proçedurat ligjore. Në fund të fjalës së tij Adriatik Llalla i ka bërë thirrje të gjithë subjektve, që data e fundit e deklarimit të pasurive është data 31 mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›