PD:Zgjedhjet në bazë, motorr për fushatën

Brenda gjysmës së dytë të muaj prill pritet të zgjidhet edhe enigma për kreun e Partisë Demokratike të Tiranës. Gjashtë muaj pasi ka nisur fushata elektorale për këtë post procesi po shkon drejt fundit duke rrëzuar të gjitha dyshimet se zgjedhjet do të shtyhenin pas 28 qershorit. Sipas sekretarit të ri për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike Ferdinand Xhaferri zgjedhjet në bazën e PD-së janë motorr për fushatën elektorale duke shtuar se gara për kreun e Tiranës është ende e hapur.