Ndihma ushqimore për 70 familje në nevojë
30/03/2009 Fier, dhurata nga një shoqatë bamirëse
FIER- Shpërndahen ndihma që në veshje dhe ushqime për familjet më të varfra të qytetit të Fierit. Ka qenë shoqata “Ndihmë për njerëzit në nevojë”, e cila ka qenë nismëtarja e ndihmës ekonomike të këtyre familjeve. Pothuajse të gjitha familjet e anëtarësuara në këtë shoqatë kanë përfituar ndihmë ekonomike kryesisht ushqimore. Kryetarja e kësaj shoqate Fatime Hajdari ka pohuar se do të vazhdojë të shpërndajë ndihma edhe në ditët në vijim. “Ka disa ditë që ne shpërndajmë ndihma nga donatorë të ndryshëm biznese etj”,-ka thënë Hajdari, por anëtarësimi është shtuar, prandaj jam këtu me kolegët, për të shpërndarë ndihma tek çdo familje e varfër. Edhe ajo familje që anëtarësohet sot, ndihmat ekonomike i merr ditën e nesërme. “Ndërkohë të pranishëm në shpërndarjen e ndihmave kanë qenë edhe përfaqësues të kësaj shoqate në rrethet e Lushnjës dhe Mallakastrës, të cilët janë shprehur të kënaqur me bashkëpunimin me qendrën e shoqatës. Ne kemi ndihmuar gati 70 familje dhe do të vazhdojmë sërish shpërndarjen e ndihmave në Patos, Roskovec, Levan etj”, tha Hajdari. Ndërkohë familjet që përfituan ndihma janë shprehur tepër të kënaqura nga kjo ndihmesë e madhe ekonomike e ndërmarrë nga presidenti i kësaj shoqate Fatime Hajdari.