E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari rritet në 112 lekë, edhe euro drejt forcimit

Kursi

Leku shqiptar shënoi një ditë neto negative dje kur u dobësua njëkohësisht ndaj euros dhe dollarit. Kartëmonedha amerikane kushtoi dje 112.21 lekë, 1.91 lekë më shumë se të martën, duke shënuar rekordin shumëvjeçar të radhës, ndërkohë që euro kushtoi dje 136.68 lekë ose 11 qindarka më shumë se të martën. Të dhënat e mësipërme i përkasin mesditës së djeshme dhe u publikuan nga Banka e Shqipërisë. Nga ana tjetër, në tregun ndërbankar, ku valuta shkëmbehet me shumicë dhe kursi monitorohet nga agjencitë ndërkombëtare të informacionit, euro u forcua më tej kundrejt lekut dhe e mbylli ditën në kuotën 137-138 lekë. Tregu ndërbankar në disa raste i paraprin tregut me pakicë.

Bankat i kanë këshilluar klientët e tyre të rëndësishëm të ndjekin ecurinë e planeve të qeverisë për emetimin e eurobondeve për të kryer parashikimet e veta në lidhje me ecurinë e lekut shqiptar, pasi emetimi i eurobondeve me sukses mund të sjellë forcim të lekut dhe anasjelltas, dështimi mund të sjellë dobësim.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›