Marrëveshje mes bashkisë dhe RZB
Pesë shkolla dhe katër kopshte në kryeqytet do përfitojnë nga marrëveshja e nënshkruar dje mes Bashkisë së Tiranës dhe "Raiffeisen Bank".
Projekti do të bëjë të mundur vendosjen e mjediseve sportive të brendshme, të pajisjeve të palestrave si dhe ambienteve rekreative, përkatësisht në shkollat e mesme "Sinan Tafaj", "Myslym Keta", "Emin Duraku", "Osman Myderizi", "Dëshmorët e Lirisë", në bazë të nevojave për secilën nga këto shkolla. Po ashtu projekti do të mundësojë edhe vendosjen e këndeve të lojërave në 4 kopshte, përkatësisht në kopshtet nr. 45, nr. 2, nr. 29 dhe nr. 58 në qytetin e Tiranës. Projekti do të mbështesë dhe krijimin e një këndi sportiv brenda një blloku banimi, duke i shtuar kryeqytetit edhe një kënd tjetër për më të vegjlit, në kuadrin e nismës "Dua të luaj".