E Diel, 1 Nëntor 2026

Informatika, ja fituesit e olimpiadës

Shpallen fituesit e Olimpiadës Kombëtare të Informatikës.

MASH-i ka publikuar dje emrat e nxënësve të shkollave të mesme, që janë paraqitur me mirë në këtë konkurs. Në të morën pjesën 40 nxënës. Komisioni shkencor pasi shqyrtoi punimet e nxënësve shpalli fitues nxënësit, duke i renditur sipas pikëve. Ergys Ristani, nga Gjirokastra zuri vendin e parë, me 55 pikë. Erand Smakaj nga Shkodra u shpall i dyti, me 40 pikë. Vendin e tretë e morën Ledion Dyrmishi nga Berati dhe Endrit Ali, me 35 pikë. Deri më sot Shqipëria ka marrë pjesë në 23 olimpiada ballkanike dhe 7 botërore. Rezultatet pozitive të nxënësve tanë, në aktivitetet shkencore jashtë shtetit, tashmë janë bërë një realitet i pranueshëm nga juritë ndërkombëtare. Ky rezultat është edhe një fryt i punës së mësuesve në shkollat e mesme të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›