E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Aeroporti i Kukësit, negociata për fluturimet

Aeroporti i Kukësit shumë shpejt mund të presë fluturime civile të brendshme apo ndërkombëtare. Ministri i Transporteve Sokol Olldashi ka deklaruar se për t’i hapur dritën jeshile fluturimeve për pasagjerë në këtë aeroport, po zhvillohen negociatat me kompaninë Tirana International Aeroport, e cila në bazë të koncensionit të marë, gëzon të drejtën ekskluzive për fluturimet ndërkombëtare në Shqipëri. Ministri tha se kjo çështje do të marë zgjidhje brenda këtij muaji.
Olldashi “Tirana International Airport ka shfaqur mirëkuptimin për t’i hapur rrugën jo vetëm aeroportit të Kukësit por edhe të Sarandës.”
Në lidhje me interesin e disa deputetëve për ecurinë e projektit të Rrugës së Arbrit ministri Olldashi ka bërë me dije zgjerimin e gjerësisë së këtij aksi.
Deklaratat e ministrit Olldashi u bënë gjatë prezantimit të raport-progresit që prekin çështje të punëve publike dhe transprotit pranë Komisionit të veprimtarive prodhuese. Ministri ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Durrësit për interesa personale në lidhje me zhvendosjen e Portit të Peshkimit në këtë qytet.
Sipas ministrit, raport-progresi vlerëson punën e bërë nga dikasteri që ai drejton, përjashtim bën rrjeti hekurudhor për të cilin qeveria vitin e ardhshëm do të rrisë fondet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›