E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje për linjën 110 kilovolt të Jugut

Qeveria gjermane ofron ndihmë edhe për pjesën e jugut, sa i takon forcimit të sektorit energjetik. Pas marrëveshjes për ndërtimin e linjës 400 kv Shqipëri-Kosovë, pala gjermane përmes bankës KfW, firmosi dje marrëveshjen me qeverinë shqiptare, për projektin "Linja 110 kv, Shqipëria e Jugut". Firma e bashkëpunimit u hodh nga kreu i OST-së, Ymer Balla, mbështetur nga ministri i Energjetikës, Dritan Prifti dhe shoqëria gjermane "Fischtner GMbH&Co". Të pranishëm në ceremoni ishin edhe ambasadori gjerman e drejtuesit e lartë të bankës KfW. Kontrata e konsulencës bashkëfinancohet nga Republika Federale e Gjermanisë, nëpërmjet bankës KfW. Përveç fondit grant për shërbimet e konsulencës, qeveria gjermane është angazhuar në 2008-ën që të mundësojë një financim deri në 49 milionë euro nëpërmjet KfW, për projektin "Linja 110 kV, Shqipëria e Jugut". Investimi pritet të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me energji elektrike në Shqipëri, në veçanti pjesën e jugut. Bashkëpunimi gjermano-shqiptar filloi në vitin 1988 dhe deri atëherë, për vendin tonë janë dhënë 850 milionë euro për projekte investimesh, kryesisht për sektorin energjetik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›