"ProCredit Bank" feston 10-vjetorin dhe inauguron zyrat e reja qendrore
"ProCredit Bank" inauguroi me një ceremoni festive hapjen e zyrave të reja qendrore të saj në Tiranë, një investim ky i rëndësishëm në emër të një prezence të gjatë në vend që koincidon dhe me 10-vjetorin e licencimit të Bankës në Shqipëri. Me këtë rast, ambientet e reja të "ProCredit Bank" u vizituan nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, Claus Peter Zeitinger drejtor i bordit supervizor të "ProCredit Bank", guvernatori i Bankës së Shqipërisë, drejtues të lartë të sistemit bankar në Shqipëri si përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të shumtë biznesesh, klientë të Bankës etj. "Dhjetë vjet nga licencimi në Shqipëri, Banka ka dhënë një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit duke u qëndruar pranë, asistuar e ndihmuar qindra biznese, duke e pasuruar tregun bankar në vend jo vetëm me shumë produkte e shërbime, por edhe me vlerat tona koorporative si transparenca ndaj klientëve dhe përgjegjësia sociale. Stafi ynë është përfshirë vazhdimisht në një sërë aksionesh sociale në mbrojtje të mjedisit dhe në ndihmë të njerëzve në nevojë në Shqipëri", tha një nga drejtuesit kryesorë të Bankës. I pranishëm në ceremoni, Kryeministri vlerësoi angazhimin e "ProCredit Bank" për të ndihmuar konsumatorin dhe biznesin me kredi, si dhe duke i cilësuar investimet e Bankës nga më të mëdhatë në vend, sidomos në sektorin e burimeve njerëzore.
"ProCredit Bank" është një bankë e orientuar drejt zhvillimit që ofron një shërbim të plotë bankar. Fokusi i saj është dhënia e kredive për sipërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, sepse jemi të bindur që këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës dhe i japin një kontribut thelbësor ekonomive në të cilat operojnë.