Topi takon drejtorin e institutit NDI
Presidenti Bamir Topi ka pritur dje drejtorin rajonal të Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan për Europën Qendrore dhe Lindore, Robert Benxhamin. Presidenti Topi i shprehu Benxhamin mirënjohjen për kontributin konkret dhe të specializuar që NDI-ja ka dhënë dhe vijon të japë në fushat e rëndësishme për ecurinë pozitive dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare sipas standardeve demokratike perëndimore. Kryetari i shtetit vlerësoi rolin e hartimit dhe zbatimit të disa programeve të NDI-së në Shqipëri, si ato mbi pjesëmarrjen në politikë, monitorimin e procesit zgjedhor, dhe së fundi dhe programin e quajtur "Zhvillimi i liderëve të rinj në politikë dhe rritja e pjesëmarrjes së gruas". Nga ana e tij, drejtori i NDI-së, pasi e falënderoi Presidentin Topi për pritjen, shprehu vlerësimin për rolin e rëndësishëm moderator si garant i Kushtetutës si dhe mbështetjen e pakursyer të kreut të shtetit shqiptar ndaj nismave dhe projekteve të ndërmarra nga instituti në vendin tonë për demokratizimin e mëtejshëm të institucioneve shqiptare.