E Diel, 1 Nëntor 2026

PD-LSI marrin shumicën në këshillin bashkiak

Zgjidhet kryetari i ri i Këshillit të Bashkisë së Fierit, pas më shumë se tre muajsh pushime. Ish-kreu i këshillit vendor në Bashkinë e Fierit, Vasillaq Ngresi, ka fituar mandatin e deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit, duke çuar kështu në rizgjedhje për postin që ai mbante. Së bashku me kryetarin e këshillit janë emëruar dhe tre këshilltarë të forcave të ndryshme politike. Këshilli i Bashkisë së Fierit, mes debatesh të ashpra është mbledhur paraditen e së martës, pas më shumë se tre muajsh pushime, të cilat kanë nisur që nga fillimi i fushatës së fundit zgjedhore. Dy pikat e para të rendit të ditës kanë qenë emërimi i tre anëtarëve të rinj të këshillit, si dhe zgjedhja e kryetarit të ri. Pika e dytë e rendit të ditës, emërimi i kryetarit të ri të këshillit, ka kaluar mes polemikave të shumta. Marrëveshja mes LSI-së dhe PD-së ka sjellë fitoren e kandidatit të PD-së, Admirim Shehu, i cili pas zgjedhjeve vendore të 2007-ës fitoi të drejtën e këshilltarit.

M.Troka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›