Rama: Demokracia, larg standardeve europiane

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka cilësuar demokracinë në vend si larg standardeve europiane. Sipas tij, shteti i së drejtës është nënshtruar ndërsa gjendja e demokracisë është shqetësuese.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama ka theksuar se deklaratat e PS-së për ekonominë e demokracinë kanë qenë të sakta, madje sipas tij, mbeten ende alarmante. Sipas Ramës, borxhi publik ka arritur shuma të pallogaritshme. "Futja në borxhe për të larë borxhet po thellon një gropë që nuk mbyllet, nëse nuk ndryshon skema e modelit ekonomik", tha ai.
Kreu i PS-së deklaroi se PS në 30 prill do bëjë në përshkallëzim të betejës së saj. "Berisha dhe pushteti i dalë nga vota e grabitur të mos bëjë shurdhin e qorrin para të vërtetës së Shqipëria nuk mund të kthehet në një mbretëri të pashpallur", tha ai. Rama deklaroi se në rast se përpjekja e PS-së nuk do marrë përgjigje, atëherë protestat nuk do ndalen.
Sipas tij, nuk mund të përfytyrohet një përplasje e dhunshme në protestë.