Marrëveshjet duhen zbatuar

Maja Kocijancic ka thënë se nuk është në interesin e asnjërës palë që marrëveshjet e arritura të anulohen.
“Kosova edhe Serbia janë zotuar gjatë procesit të bisedimeve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Dialogu është gjithashtu pjesë e kushtëzimit për të dyja palët në mënyrë që të shënohet progres drejt Bashkimit Evropian. Kështu që unë nuk besoj se është në interesin as të Kosovës e as Serbisë për t’i ‘anuluar’ marrëveshjet – përkundrazi palët duhet t’i zbatojnë ato sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Kocijancic për Dukagjinin.
Reagimi ka ardhur një ditë pasi ish shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanovic, ka porositur udhëheqësinë e re në Serbi që nëse i vlerësojnë të kontestueshme, t’i anulojnë marrëveshjet nëse është e mundur.
“Nëse munden, Nikolic dhe Dacic t’i anulojnë marrëveshjet, ndërsa ndaj nesh të ngritin përgjegjësi penale”, ka thënë Stefanovic.