E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshjet shqiptare me kompaninë “ENEL”



Më 3 dhjetor 2007, ministri Shqiptar i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë dhe drejtori Ekzekutiv i ENEL-it, Fulvio Konti, firmosën një memorandum për zhvillimin e sektorit energjetik në Shqipëri. Sipas këtij memorandumi, kompania mori përsipër të ngrejë një TEC me qymyr prej 1300 MW dhe ndërtimin e një rrjeti lidhës fuqie me Italinë në një lokalitet të panjohur. Më 24 qershor, drejtori Ekzekutiv i ENEL-it, Fulvio Konti, njoftoi publikisht se po planifikonin të ndërtonin një TEC me qymyr në Shqipëri, duke pretenduar se “i kemi të gjitha garancitë e nevojshme për të rritur prezencën tonë në atë treg”. Në të njëjtin vit, ENEL-i organizoi “konsultimin e dytë publik” mbi çështjen e TEC-it me qymyr në Durrës. Me pjesëmarrjen e një grupi OJF-sh, përfaqësuesit e një grupi lokal dhe mediave. Kompania prezantoi “vlerësimin e shpejtë mjedisor” të kryer nga “Landel Mills” dhe prezantoi një projekt që konsistonte në një TEC me qymyr me 2 njësi, secila me kapacitet gjenerimi prej 800 MW, një miniport për përpunimin e qymyrit të importuar, një linjë transmetimi 400 KV që lidh nënstacionin lokal me nënstacionin kryesor në Tiranë dhe një linjë nënujore 210 km e gjatë 510 KV që të lidhi Porto Romanon me Italinë. Në veçanti kjo linjë nënujore “do të eksportojë energji në Itali, por do të lidhë dhe Shqipërinë me tregun e energjisë së Europës, duke krijuar dhe mundësinë e importit të energjisë”. Sipas prezantuesve të ENEL-it në Durrës, kompania do ta ndërtojë dhe do ta shfrytëzojë centralin me një licencë koncesioni 25-30 vjeçar. Ndërkohë që elektriciteti i prodhuar do ti shitet Shqipërisë me çmim kostoje dhe një sasi e papërcaktuar energjie do të eksportohet në Itali me çmimin e tregut, ENEL e siguroi publikun që do të ketë energji të mjaftueshme për të përmbushur nevojat kombëtare.

16 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›