TEC-i me qymyr, ENEL kërkoi zyrtarisht impiante që ndotin ambientin
Zbardhet prokura e “ENEL Albania” për përfaqësuesin në Tiranë. Firma është e interesuar në shitblerjen e certifikatave të gjelbra
Habjon Hasani
Tiranë - Kompania “ENEL Albania”, e cila ka fituar të drejtën dhe ka nënshkruar kontratën me qeverinë tonë për ndërtimin e TEC-eve me qymyr në Porto Romano, ka ndër mend të operojë në tregun e prodhimit të energjisë me pasoja ndotëse tej normave dhe parametrave të lejuar nga Bashkimi Europian. Në detyrat specifike që drejtori italian Marko Arceli i ka lënë Bordit Ekzekutiv të kompanisë në Tiranë përcaktohet ndër të tjera se: “Bordi drejtues ka të gjitha kompetencat për të bërë shitjen dhe blerjen e certifikatave të gjelbra me vlerë më të lartë se 150 mijë euro për çdo vit”. Po çfarë janë certifikatat e gjelbra? Nëse u referohesh dokumenteve zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në Shqipëri, përkufizimi është paksa i pakuptueshëm dhe i pasqaruar deri në fund. “Certifikata e gjelbër është dokumenti i lëshuar nga ERE, i cili vërteton që sasia e energjisë (e plotë/pjesshme) e prodhuar nga prodhuesi paraprakisht i kualifikuar, është energji e rinovueshme e mund të tregtohet si e tillë sipas kritereve të përcaktuara në këtë rregullore. Certifikata e gjelbër lëshohet nga ERE vetëm për energjinë e prodhuar nga një impiant prodhues i vënë në punë pas dt. 02.11.2000”, - shkruhet në rregulloren e ERE-s.
Praktika
Por, nëse i referohesh praktikës ndërkombëtare, rezulton se të gjitha impiantet e prodhimit të energjisë që operojnë nëpërmjet “certifikatave të gjelbra” në rastin e përdorimit të teknologjisë së qymyrit, ofrojnë një ndotje shumë të lartë, madje, duke qenë se bëhet fjalë për energji të rinovueshme, ligji shqiptar parashikon dhe faktin se energjisë në këto TEC-e mund të prodhohet edhe me metodën “Biomasë”, e cila nënkupton prodhimin e energjisë nëpërmjet shfrytëzimit të “pjesës së biodegradueshme të produkteve, mbetjeve dhe hedhurinave që vijnë nga bujqësia (përfshirë lëndët bimore, shtazore), pylltaria dhe industritë e lidhura me to, si dhe pjesa e biodegradueshme e mbeturinave industriale dhe urbane”. Kjo do të thotë se edhe “plehrat” mund të jenë objekt i këtij TEC-i, duke zgjuar edhe njëherë tjetër “makthin” e importimit të plehrave nga jashtë. Përgjithësisht termocentralet me qymyrguri kanë faktorin më të lartë të emetimit për njësi energjie të krijuar, e cila justifikohet nga eficienca e ulët operacionale dhe intensiteti i lartë i karbonit në qymyr. Në dritën e emetimeve të përgjithshme të CO2 në Shqipëri, e cila ishte rreth 3,6 milionë tonë në 2003-shin, kapaciteti marramendës i centralit të Durrësit do të kontribuojë në rritjen e emetimeve të vendit.
Qymyri
Në këndvështrimin e marrëveshjes së re për ndryshimet klimatike, e cila do të zëvendësojë protokollin ekzistues të Kiotos pas 2012-shit, mund të ketë presion për Shqipërinë për adoptimin e politikave pro karbon reduktuese dhe ofrimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe stimulues për teknologjitë me karbon të ulët. Vendimi i fundit për operimin e termocentralit me qymyr për 30 vitet e ardhshme mund të influencojë ndjeshëm vendin e Shqipërisë në lidhje me emetimet e karbonit. Centralet me qymyr jo vetëm që përbëjnë një shqetësim global për emetimet e karbonit, por gjithashtu janë një burim i konsiderueshëm ndotjeje lokale. Ndër emetimet që dëmtojnë më tepër shëndetin njerëzor mund të përmenden emetimet e pjesëzave të vogla, NO2 dhe SO2.
16 Shkurt 2009