Dhuna ndaj 29-vjeçarit, reagon policia: Vepruam konform ligjit
Ka reaguar policia e Gjirokastrës në lidhje me denoncimin e 29 vjeçarit Gerti Miho për ushtrim të dhunës ndaj tij nga ana e efektivave blu. Sipas policisë thuhet se 29 vjeçari ka shfaqur rezistencë në momentin e arrestimit. Në një komunikatë për shtyp ky organ shpjegon se të gjitha veprimet e kryera nga oficerët janë konform ligjit.
GJIROKASTER- I menjëhershëm ka qenë reagimi i policisë së Gjirokastrës pas denoncimit të dhunës ndaj 29 vjeçarit Gerti Miho. Në reagimin e tij ky organ shpjegon se shtetasi në fjalë ka shfaqur rezistencë për ti shpëtuar forcave të policisë, duke përdorur forcë ndaj punonjësve të saj. Ky incident ka ndodhur gjatë aksionit antidrogë të 3 ditëve më parë, i cili përfundoi me arrestimin e tre personave ndër to edhe 29 vjeçari Miho. Sipas policisë këta tre persona po transportonin 98 kg marijuahanë në drejtim të qytetit të Korçës dhe janë zënë në flagrancë në momentin e arrestimit.
Mësohet se në momentin e arrestimit Gerti Miho ishte drejtues i automjetit tip BMV, i cili ka shfaqur rezistencë me veprime aktive për ti shpëtuar policisë, duke përdorur dhe forcë ndaj saj.
Policia e Gjirokastrës në një komunikatë për shtyp sqaron se konform ligjit për Policinë e Shtetit si dhe ligjit për përdorimin e forcës nga punonjësit e policisë, ka bërë shoqërimin e tij për në ambjentet e policisë. Mbas shoqërimit në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, ndaj këtij shtetasi nuk është ushtruar në asnjë moment dhunë fizike. Të gjitha veprimet e kryera nga oficerët e policisë janë të dokumentuara në procesverbalin e kapjes në flagrancë të këtyre shtetasve.
Ndërkohë Miho, ka deklaruar në sallën e gjyqit se është keqtrajtuar barbarisht nga oficerët e policisë gjatë kohës kur merrej në pyetje për krimin që kish bërë. Avokati i tij mbrojtës është shprehur se klienti i tij është sjellë në sallën e gjyqit pasi është mjekuar në spital, për shkak të dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga dhuna e efektive të policisë. Për më tepër ai ka kërkuar edhe ndërhyrjen e një mjeku ligjor.
(a.r/news24/balkanweb)