E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrin fund protestat tek Kroi i Vitakut në veri

Mitrovicë-Kanë marrë fund protestat e serbëve në lagjen e “Kroi të Vitakut”, në veri të Kosovës. Vendimi është marrë pasi sot është arritur një marrëveshje midis serbëve dhe UNMIK-ut, e cila lejon fillimin e punimeve për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në këtë lagje.

Në bazë të marrëveshjes, rindërtimi i shtëpive do të nisë të hënën. Njëri nga përfaqësuesit e komunitetit serb në Mitrovicë, Nebojsha Miniq, ka thënë se marrëveshja është arritur pas bisedimeve me përfaqësuesit e UNMIK-ut dhe nëpërmjet tyre edhe me ata të EULEX-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›