E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studentët e USHT-së: Shqiptarët të braktisin inaugurimin e Ivanov

Tetovë -Studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës (USHT) kanë kërkuar nga të gjitha partitë shqiptare që të bojkotojnë ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Gjerogje Ivanov. “I nderuari president i republikës së Kosovës z.Fatmir Sejdiu, ne studentët e USHT-së ndjemë për obligim moral të ju drejtohemi me anë të kësaj press konferce se ju si ish ligjërues në UT nuk duhet të ndjeheni i anashkaluar ngase i ashtuquajturi president i Maqedonisë z.George Ivanov nuk është president i shqiptarëve të Maqedonisë dhe se ai nuk përfaqëson shqiptarët”- u tha gjatë një konference nga studentët e USHT-së.

Një kërkesë e tillë, i është bërë edhe presidentit shqiptar Bamir Topi. Me këtë kërkesë, studentët solidarizohen me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu, e cili nuk u ftua të merrte pjesë në këtë ceremoni, për shkak se presidenti serbë Boris Tadiç pat paralajmëruar se nuk do të merrte pjesë, nëse i pranishëm ishte edhe presidenti kosovar.

Studentët shqiptarë iu drejtuan Sejdiut, duke i thënë se ishte i mirëpritur kurdoherë në mesin e studentëve shqiptarë dhe këtij populli mjaft të diskriminuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›