Policët serbë do të marrin pagat deri më 15 maj
Prishtinë-Në takimin e përbashkët të Bordit për sundimin e ligjit është marrë vendim që rreth 300 policë serb të vetë-pezulluar nga struktura policore e Kosovës që nga dita e shpalljes së pavarësisë së vendit, të paguhen deri më 15 maj. Ata të cilët nuk do të kthehen deri në këtë datë do të konsiderohen të pezulluar pa pagesë, kurse më 30 qershor do t’iu shkëputet kontrata e punës.
Këshilltari i ministrit të Punëve të Brendshme, Fisnik Rexhepi, bën të ditur se ky vendim është marrë pas përpjekjeve të shumta të institucioneve të vendit për të bindë pjesëtarët e komunitetit serb që të kthehen në vendet e tyre të punës për t’iu shërbyer qytetarëve të vendit e në veçanti komunitetit të tyre.
“Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, ka kërkuar nga stafi menaxhues i Policisë së Kosovës e në veçanti nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës, zoti Dejan Jankoviç, që të kontaktojë individualisht me secilin prej tyre. Iu kemi dërguar edhe një letër ku kemi bërë ftesë edhe një herë tek ata që të kthehen në strukturën e Policisë së Kosovës, t’i shërbejnë gjithë qytetarëve të vendit dhe në veçanti komunitetit të tyre, të përkujdesen për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në territorin e Republikës së Kosovës, mirëpo deri më tani rezultatet nuk janë edhe shumë inkurajuese”, ka deklaruar këshilltari Rexhepi.
Zyrtarët vendor këtë vendim e kanë marrë në bashkëpunim me pjesëtarët e EULEX-it dhe nuk duhet të konsiderohet si masë ndëshkuese ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, por si caktim i një afati kohor për kthimin e tyre në vendet e punës. Ata edhe më tutje konsiderohen zyrtarë të policisë dhe do t’i inkurajojmë që të kthehen, thotë këshilltari i ministrit të Punëve të brendshme, Fisnik Rexhepi dhe shton se institucionet e vendit tonë i kanë tejkaluar tentativat e Beogradit se struktura policore e Kosovës do të jetë një etnike që i shërben një komuniteti dhe ka qasje përjashtuese.
“Ne kemi qenë shumë të matur në këtë drejtim i kemi inkurajuar gjatë tërë kësaj kohe përkundër kritikave nga opinioni publik ne kemi vazhduar që ti paguajmë këta polic. Si një masë që ne i kemi shprehur mbështetjen tonë për ta që të kthehen në policinë e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të ruajmë karakterin shumetnik të Policisë së Kosovës të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës do të vazhdojë të jetë demokratike dhe shumetnike. E them këtë mbi bazën e asaj se tashmë kemi një numër të madh të qytetarëve serbë të cilët janë të interesuar që të kyçen në Policinë e Kosovës. Pra tendenca e Beogradit zyrtarë edhe një herë është treguar e pasuksesshme karshi maturisë dhe vizionit të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka thënë Rexhepi.
Këta 300 pjesëtarë të komunitetit serb që nga dita e pavarësisë së Kosovës nuk patën pranuar që të punojnë nën zinxhirin komandues të Policisë së Kosovës, ndaj asokohe u suspenduan me pagesë. rtk/start