Pepe ia kthen Iniestës

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Pepe ka vazhduar betejën e tij verbale me Barcelonën dhe mesfushorin Andres Iniesta.
Reprezentuesi portugez pas barazimit 2-2 në El Clasico të dielën tha se futbollistët e gjigantit katalan e ne veçanti Iniesta janë “teatral”. Iniesta i cili gjatë takimit pati një kërkesë të refuzuar për penallti, u kundërpërgjigj duke thënë se ndihet i ofenduar nga deklarata e Pepes.
Kurse, Pepe ka reaguar sërish duke thënë: “Nëse dikush është ofenduar atëherë është për shkak se e vërteta dhemb. Vetëm kam treguar atë që ndodhi gjatë ndeshjes”.