E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseille e gatshme të rikthejë Canën

Sipas të përditshmes italiane Corriere della Sera, Olympique Marseille ka shprehur interesim për rikthimin e Lorik Canës.

Mesfushori kosovar po kalon ditë të vështira te klubi italian Lazio ku ishte transferuar gjatë verës së shkuar nga Galatasaray. Ai nuk po arrin të gjejë vend në formacionin bazë ndërsa në rastet e rralla të aktivizimit, me paraqitjet e tij nuk ka bindur trajnerin Edy Reja.

Cana nga 2005-2009 ishte kapiten dhe lider i Marseillës dhe thuhet se klubi francez është i gatshëm ta mirëpret atë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›