Marsh kundër birësimit në Rusi

Aktivistët pro-Kremlinit thonë se do të marshojnë të shtunën në Moskë, për t’u bërë r thirrje autoriteteve që të ndalojnë të gjitha birësimet e huaja dhe të kërkojnë kthimin në Rusi të vëllait të një djaloshi rus, që vdiq në Teksas, transmeton Rel.
Irina Bergset, koordinatore e lëvizjes Nënat Ruse, i tha mediave, se grupi gjithashtu kërkon një “hetim më të plotë” për vdekjen e Max Shattos, i lindur si Maxim Kuzmin, në shtetin amerikan të Teksasit në muajin janar.
Zyrtarët në Teksas kanë thënë se vedkja e tij ishte aksidentale./Indeksonline/