Banorët e trevës së Gorës në hall për mungesë mjekësh

Mungesa e mjekëve dhe e infermierëve në disa punkte shëndetësie të trevës së Opojës e Gorës, po edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka vënë në pozitë të palakmueshme pacientët e kësaj komune.
Drejtues fshatrash shprehen se këto shqetësime i kanë bartur disa herë tek organet lokale. Por që ata janë skeptikë se kjo çështje do të zgjidhet shpejt. “Dyert e ambulancës së fshatit tonë janë më tepër të mbyllura., shkruan koha.
Kjo dukuri po u shkakton telashe banorëve të Radeshës dhe të Leshtanit, të cilët kanë qenë të detyruar që shërbimet mjekësore t’i kërkonin në QKMF-në e Dragashit. Këto vështirësi janë të theksuara gjatë muajve të fundit, kur shpesh mungon infermieri”, theksojnë, Alizot Rashiti e Ramadan Rexhepi, aktivistë të fshatit, shkruan sot më gjerësisht./Indeksonline/