Marshim bardheblu, ritëm kampionësh

Tirana e Astrit Hafizit nuk ndalet, madje e sheh veten befasisht në vendin e katërt, teksa në Lezhë kundër Besëlidhjes (0-2), kampionia në fuqi realizoi fitoren e katër rresht, ndërkohë që nuk njeh humbje prej 10 javësh. Mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro realizoi me anë të një kryevepre nga 30 metra nga goditja e lirë (goli i tij 5-të sezonal). Florenc Arapi realizoi golin e dytë për bardheblutë dhe të tretin rresht personal e sezonal. Tirana do të ndeshet në javën e 16-të me Besën, skuadrën me të cilën edhe ka pësuar humbjen e fundit në Superligë, por dhe që drejtohet tashmë nga ish-trajneri i bardhebluve, Starova.
Besëlidhja-Tirana 0-2
15.12.2007, ora 14:00
Stadiumi "Besëlidhja", Lezhë
Gjyqtarë: Dobi, Guce-Mustafaraj
Bilanci ndërmjet tyre: 46 ndeshje, 6 fitore Besëlidhja, 13 barazime, 27 fitore Tirana. Golat 26-77