Dinamo i falet kroatit Pejic

Dy gola të vonshëm nga i riu Nertil Ferraj dhe një tjetër i realizuar nga golashënuesi më i mirë i Dinamos, kroati Pero Pejic përmbysën avantazhin e mbajtur për 80 minuta nga ana Teutës, që e pëfundoi takimin me një lojtar më pak, pas ndëshkimit të Cotës me karton të kuq në e 74-t. Tri pikë të arta për Dinamon, që rikthehet pas 24 orësh sërish në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Partizani. 22-vjecari Ermal Gega befasoi blutë me golin e tij të minutës së 10-të, gol që shqetësoi jo pak trajnerin e Dinamos, Agim Canaj. Goli i dytë i Gegës, pas atij në fitoren kundër Besës (1-0). Djemtë e Kristaq Miles u rezistuan sulmeve të Dinamos dhe e rruajtën të paprekur portën deri në minutën e 82-të, përpara se ish-lojtari i Mirel Cota të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë dhe rrjedhimisht të kuq në të 74'. 21-vjecari Ferraj rrealizoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 82-të. Pesë minuta më pas, "gjahtari blu", kroati Pero Pejic i dhuroi skuadrës së tij fitoren e dytë sezonale ndaj Teutës dhe të nëntën në kampionat. Për gjigandin Pejic ky ishte edhe goli i tij tetë sezonal, që e barazoi atë me Vioresin Sinanin e Vllaznisë, por ende dy gola më pak se golashënuesi më i mirë i kampionatit, Marius Ngjela (10 gola), i cili edhe pse u orvat shumë dështoi në Kavajë.
Dinamo-Teuta 2-1
15.12.2007, ora 14:00
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë
Gjyqtarë: Pashaj, Rexha-Zeka
Bilanci ndërmjet tyre: 121 ndeshje, 58 fitore Dinamo, 38 barazime, 25 fitore Teuta. Golat 182-99