Trajneri, Duka “fiksohet” me Xhentilen, gati takimi

Altin Latifi, Gazeta Shqiptare
Klaudio Xhentile dhe Hans Krankëll kanë mbetur dy kandidaturat kryesore për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare, pas vendit të lënë bosh nga Oto Baric. Sidomos trajneri italian pëlqehet shumë nga presidenti i FSHF-së Duka, i cili në mbledhjen e fundit të Komitetit u ka kërkuar edhe anëtarëve të këtij organi që t'i studiojnë kandidaturat dhe të japin një mendim edhe ata. Madje, burime pranë presidentit të FSHF-së kanë bërë të ditur se shumë shpejt, pritet që ai të ketë një takim me Klaudio Xhentilen, ish-trajnerin e kombëtares Shpresa në Itali. "Presidenti u ka kërkuar anëtarëve që t'i studiojnë edhe ata kandidaturat, për të pasur një ide të qartë. Janë ata që janë përfolur në shtyp, nuk ka të rinj, por cështja do të zgjidhet shumë shpejt", tha zyra për shtyp e FSHF-së në lidhje me këtë cështje. Gjithsesi, Xhentile konsiderohet si kandidati më potencial në këtë momente, sidomos po të merret parasysh fakti se Duka është duke përgatitur një takim me të. Në këtë rast, problemi mbetet kostoja financiare, pasi ish-tekniku i Shpresave të Italisë kërkon rreth 700 mijë euro, një shumë totalisht e papërballueshme nga FSHF, që mund të sakrifikojë deri në 350 mijë. "Megjithatë edhe Brigel kërkoi 500 mijë dollarë në fillim, por më pas pranoi për 220 mijë", tha një burim pranë Dukës. Ky i fundit ka premtuar se cështjen e trajnerit të ri të kombëtares do ta zgjidhë përpara Vitit të Ri, në mënyrë që trajneri të marrë pjesë në përzgjedhjen e kundërshtarëve për ndeshje miqësore. Krankëll Ish-trajneri i kombëtares austriake mbetet kandidati i dytë më potencial në këtë fazë të tratativave. Hans Krankëll është i papunë që pas shkarkimit nga drejtimi i Austrisë në shtatorin e vitit 2005. Atij nuk i mungon aspak eksperienca në arenën ndërkombëtare, ndonëse dështoi të kualifikonte Austrinë në Botërorin e vitit 2006. Duke qenë se presidenti i FSHF-së për momentin është "fiksuar" pas Xhentiles, kandidatura e Krankëll ka dalë pak në hije, megjithatë ai është i dyti në radhë në rast se me Xhentilen nuk arrihet një marrëveshje. Për më tepër që trajneri austriak ka një kosto plotësisht të përballueshme për financat e FSHF-së, duke qenë se kërkon rreth 200 mijë euro. Përsa u përket kandidaturave të tjera, ato sërish janë në pistë, por me mundësi shumë të vogla. Uli Shtilike, Ari Han dhe Xhixhi Kanji janë gjithashtu teknikë të një niveli të lartë, ndonëse për momentin Duka ka ndërmend vetëm Xhentilen.