E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boca: “Mund ta mundim Milanin”

Trajneri i Boka Juniors, Miguel Angel Ruso beson se formacioni i tij mund të mundë Milanin dhe të kurrorëzohet klubi kampion i botës. Dy skuadrat do të takohen në finalen e Botërorit të Klubeve në Japoni ditën e diel. Kuqezinjtë e Milanit konsiderohen favoritë për ta takuan takimin. Milani kërkon hakmarrje kundër Bokës, që fitoi Kupën Interkontinentale në vitin 2003 duke mundur djemtë e Karlo Ancelotit nga gjuajtjet e penalltive. "Ne e dimë si ta luajmë këtë ndeshje", - deklaroi Ruso në konferencën e tij të shtypit. "Ne do të përpiqemi të ushtrojmë një presion të fortë ndaj Milanit. Ne po përgatitemi për një ndeshje në të cilën ne do të kemi më shumë zotërimin e topit dhe jemi të fokusuar në bllokimin e lojtarëve më të rrezikshëm të ‘djajve'. Lojtarët tanë janë të qetë dhe ne besojmë te vetja jonë. Gjysmëfinalja nuk ishte një ndeshje e lehtë për ne, por Milani nuk është më i lehtë të tjerët. Janë një skuadër e madhe në podiumin botëror, por të tillë jemi dhe ne". Boka mundi kampionin e Afrikës, Etoile du Sahel me rezultatin 1-0 në gjysmëfinalen e luajtur ditën e mërkurë, dhe me këtë rezultat fitoi edhe Milani të enjten kundër formacionit japonez Uraua Red Diamond.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›