Starova shijon fitoren e parë me Besën

Besa arriti fitoren e parë nën drejtimin e Starovës, pas tri humbjeve rresht në fazën e dytë, duke mposhtur në Kavajë 2-0 Skënderbeun e vendit të fundit. Për formacionin e presidentit Bizhdili shënuan kapiteni Parid Xhihani në minutën e 17-të dhe Romeo Hamzaj në minutën e fundit të ndeshjes. Interesant ishte fakti, se senegalezi me pasaportë franceze, Herbi Fortunat, edhe pse kishte mbërritur në orët e vona të ditës së premte, u hodh në fushë nga minuta e parë nga Starova. Fortunat dha edhe asistin e golit të dytë të realizuar nga Hamzaj. Skëndërbeu pësoi humbjen e 11-të në 15 takimet e luajtura deri tani.
Besa-Skënderbeu 2-0
15.12.2007, ora 14:00
Stadiumi "Besa", Kavajë
Gjyqtarë: Abeshi, Lamaj- Bicaku
Bilanci ndërmjet tyre: 98 ndeshje, 45 fitore Besa, 26 barazime, 27 fitore Skënderbeu. Golat 134-102