Kasano: “Problemi im është koka ime”

"Fanta-Antonio"-s iu thurën himne si një nga lojtarët më të talentuar në Itali, qysh kur ai ishte vetëm 17-vjec dhe shënoi një gol absolutisht të mrekullueshëm për klubin e qytetit të tij të lindjes, Bari, kundër Interit. Transferimet te Roma dhe më pas te Reali i Madridit – ku dhe barezi tregoi shenja të gjenisë së tij herë pas here – dëshmuan edhe personalitetin e tij të vështirë, që ka ndikuar jo pak në karrierën e tij. I njohur për grindjet e tij me trajnerë të ndryshëm dhe për mbipeshën e tij edhe pse ushtrohej vazhdimisht në sallë fitnesi, 25-vjecari ka humbur jo pak nga talenti i tij. Kasano u transferua në formën e huazimit nga Reali i Madridit te Sampdoria kësaj vere. Në dy ndeshjet e fundit në Serinë A, Antonio ishte në formë të jashtëzakonshme, duke vallëzuar me mbrojtësit me aftësitë e tij e këmbëve të tij magjike. "Uria që më ka munguar gjatë dy apo tri viteve të fundit më është rikthyer te Sampdoria", - thotë i entuziazmuar "El Pibe de Bari" (Këmba e artë e Barit). "Nuk isha stërvitur mjaftueshëm dhe shtova disa kile, por tani kam gjetur atmosferën e duhur dhe personin e duhur te Valter Mazari, i cili di si të me menaxhojë mua. Në të kaluarën kam pasur shumë grindje me trajnerit, por ai është një njeri i madh dhe një top-bos. Problemi im është koka ime dhe unë kam filluar të ndryshoj nga pak gjithmonë. Unë kam nevojë të përmirësohem nga ana mendore, përndryshe do të shkatërrohesha". Kasano në prag të ndeshjes kundër Fiorentinës hedh edhe një shigjetë kundër Vierit. "Gjatë këtij sezoni ke shënuar më shumë gola se mua, por ju nuk po luani aq shumë. Ke përfunduar si lojtar". E shpejtë është edhe kundërpërgjigja e sulmuesit të Fiorentinës, Bobo Vieri, i cili ashtu si Antonio ka rigjetur veten e tij. "Antonio është një djalë i mirë. Ai është komplet i cmendur, por ai është një djalë i mirë", - thotë 34-vjecari, Vieri.