E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhufi: Financimi i OJF, tentativë për të kapur institucionet e pavarura

Sipas kryetarit të grupit të LSI, Pëllumb Xhufi, projektligji që parashikon krijimin e një fondi për të financiar OJQ është një tjetër tentativë për të kapur institucionet e pavarura dhe që ka burime financimi nga ato që mundohet ti ofrojë qeveria që kërkon me këtë rast të joshë shoqërinë civile. Xhufi theksoi se FMN ka menduar më shumë se qeveria për efektet e krizës. Ai deklaroi se ka paralajmëruar qeverinë të evitojë çdo shpenzim të tepërt dhe të gjitha burimet të orientohen në drejtim të konsolidimit të buxhetit të shtetit, qeveria ka treguar që nuk dëshiron të dëgjojë këtë paralajmërim serioz. Theksuam se kemi të bëjmë me konflikt të pastër interesi, sepse deputetët janë sot drejtues të këtyre organizatave joqeveritare, ky mund të quhet vetëfinancim që qeveria i bën këtyre organizatave, u shpreh Xhufi. Edhe në dritën e skandalit të fundit, sipas tij ish- ministri i Kulturës ka qenë drejtues i një OJQ, që ka marrë financime të mëdha edhe nga ndërkombëtaret që do të priste edhe financimet që qeveria do të ndante për të, ashtu si OJQ e tjera me miratimin e këtij projektligji. Xhufi shpjegoi se ky është rasti për ta ndaluar kalimin në votim të këtij projektligji, rasti për të parë kontrolluar dhe reflektuar realisht mbi rolin e OJQ të cilat kanë rol të madh në këtë tranzicion të demokracisë, por një pjesë e tyre është bërë pjesë e këtij korrupsioni që ka kapur qeverinë dhe institucionet e tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›