Zlango, shërbimi më i fundit nga AMC
AMC njofton prezantimin e një mënyre të re komunikimi, të quajtur Zlango, dhe kështu u ofron abonentëve të vet mundësi dhe mënyra të reja në komunikimin me mesazhe.
Me Zlango, vendin e fjalëve në mesazh e zënë ikonat. Sic dihet tashmë, një pamje vlen sa mijëra fjalë. Ky shërbim i ri u drejtohet kryesisht të rinjve dhe synon të ofrojë një mjet komunikimi bashkëkohorë, por edhe të argëtojë ata që e përdorin. Fillimisht përdoruesit duhet të instalojnë programin Zlango në celularët e tyre, pastaj ata mund ta zbatojnë në komunikim. Për këtë ka disa mënyra: Duke dërguar një SMS falas me tekstin Zlango tek numri 15155, abonentëve u vjen një mesazh me adresën e internetit ku mund të shkarkojnë programin. Kjo mënyrë kërkon që abonentët të kenë aktivizuar më parë internetin në celularët e tyre. Duke lidhur celularin me kompjuterin. Abonentët hyjnë në faqen zyrtare të AMC (ëëë.amc.al) dhe aty mund të shkarkojnë programin Zlango për celularët përkatës. Kur hapin për herë të parë programin Zlango në celular, abonentët duhet të caktojnë një pseudonim dhe të regjistrohen. Më pas mund të dërgojnë e të marrin mesazh Zlango, ose thënë ndryshe ZMS. Mesazhet Zlango ZMS janë falas deri më 30 prill 2009. Pas kësaj date, një ZMS do të kushtojë 15 lekë (pa TVSH). AMC i vendos zhvillimet teknologjike në dobi të abonentëve të saj. Me prezantimin e shërbimit Zlango, ajo e pasuron më tej gamën e shërbimeve të komunikimit dhe ofron një tjetër shërbim unik dhe argëtues në vend. Shërbimi Zlango konfirmon edhe një herë se AMC është kompania më novatore në Shqipëri.