E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martinez në Bayern Munich

Athletic Bilbao ka pranuar të shes mesfushorin Javi Martinez në Bayern Munich për rreth 40 milionë euro, ka njoftuar e përditshmja gjermane Bild.

Martinez pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me gjigantin bavarez në transferim me vlerë prej rreth 30 milionë eurosh por që mund ti shtohen edhe 10 milionë të tjera në bazë të paraqitjeve të tij në Allianz Arena.

Po ashtu, marrëveshja do ta bëjë 23 vjeçarin, përforcimin më të shtrenjtë në histori të Bundesligës. Gjiganti bavarez ka bërë një fushatë intensive të përforcimeve duke angazhuar edhe Xherdan Shaqirin në përpjekje për të rimarrë titullin e kampionit në Bundesligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›