Saha drejt Sunderlandit

Sulmuesi Louis Saha është në bisedime të avancuara me Sunderlandin rreth transferimit në Stadium of Light, ka njoftuar Sky Sports News të enjten.
Reprezentuesi francez është futbollist i lirë pas largimit nga Tottenham në fund të sezonit të shkuar. Ai në White Hart Lane erdhi në janar nga Everton dhe shënoi tre gola në nëntë ndeshje.
Martin O’Neil synon të përforcojë repartin sulmues duke sjell Sahan, i cili tanimë ka udhëtuar për në Wearside për bisedime me klubin. Nëse gjithçka shkon mirë, ai mund të nënshkruajë për Sunderlandin para duelit me Arsenalin në fundjavë në kuadër të xhiros së parë të sezonit të ri në Premierligë.