E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi, përjetë në Barcelonë

Sipas të përditshmes sportive katalane, El Mundo Deportivo, Barcelona është e gatshme ti ofrojë kontratë të përjetshme yllit të saj, Lionel Messi.

Kontrata aktuale e yllit argjentinas me klubin nga Nou Camp vlen deri më 2016. Ai e nënshkroi atë më 2009 me çka ngriti vlerën e dëmshpërblimit në 250 milionë euro. Por, duket se drejtuesit e Barcelonës duan që Messi të konfirmojë të ardhmen e tij në klub.

Kjo nuk pritet të paraqet problem pasi futbollisti vazhdimisht është shprehur i gatshëm të qëndrojë në Barcelonë deri në mbarim të karrierës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›