E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita akuzon presidentin. Dyshime mbi emrat e amnistuar

Opozita akuzoi ne bllok presidentin e republikes Bamir Topi se ka keqpërdorur ligjin gjate dekretimit te faljes se mbi 360 te denuarve ne muajin prill. Sipas opozites ne Komisionin e Ligjeve procedurat e ndjekura nga presidenti i republikes per faljen e te denuarve ishin jo transparente. Per kete arsye ajo votoi parimisht pro projektligjit qe kufizon kete te drejte ekskluzive te kreut te shtetit qe po diskutohet ne Komisionin e Ligjeve.

“Nga një ligj që duhet të jetë falja si përjashtim ne e kemi bërë si dicka që mund të keqpërdoret ashtu sikurse është përdorur në prill të 2010 ku janë falur 367 persona nga të cilët 48 persona janë dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda. Njëri prej tyre është dënuar në dhjetor të 2007 dhe presidenti i ka falur 10 vjet burgim” tha deputetja socialiste Vasilika Hysi.

“Faljet e derimësotshme realisht kanë shumë rezerva brenda. Këtë pr/ligj e shikoj si një mënyrë për të shmangur çdo lloj keqinterpretimi në të ardhemn” tha deputeti socialist Pandeli Majko.

“Nisur edhe nga dekretet që janë nxjerrë vitet e fundit dhe jo vetëm nga një president, komentet për hir të së vërtetës kanë qenë nga më të ndryshmet. Ka pasur mjaft dyshime, jo vetëm politike, por edhe më gjerë në opinionin shoqeror. Ne ende nuk jemi të gatshëm që t’i lëmë një fushë totalisht të lirë presidentit të republikës për ta ushtruar ai në përgjegjshmërinë e vet institutin e faljes” tha deputeti socialist Armando Subashi.

Projektligji i ri per faljen e te denuarve parashikon qe te drejten ekskluzivitet i ministrit te Drejtesise qe te beje propozimet per faljen, ndersa presidenti ka vetem te drejten e dekretimit. Opozita kërkoi qe ne projektligjin e ri te shtohen edhe me tej masat shtrënguese per institucionin e faljes ne menyre qe te evitohet cdo lloj abuzimi me keto vendime.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›