Trafiku, Basha akuzon Ramën: Shkatërroi qytetarët
Kaotike e ka cilësuar situaten e qarkullimit rrugor ne kryeqytet, per shkak te skemes se gabuar te hartuar nga bashkia e Tiranës, ministri i Brendshem, Lulezim Basha. Ai kërkoi nga bashkia qe te gjeje nej zgjidhje te shpejte te situates, duke shmangur kostot tek qytetaret.
“Ka më shumë se një muaj që kemi një situatë tërësisht të papranueshme në trafikut në rrugët e kryeqytetit. Si Ministër i Brendshëm respektoj plotësisht kompetencat ligjore që ka Bashkia e Tiranës dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës për të vendosur dhe drejtuar kahjet, drejtimet, sinjalistikën e qytetit dhe çdo pjese të territorit që ai administron. Si rezultat i vendimeve të pastudiuara trafiku është në kolaps të plotë dhe bashkë me të konsekuenca të papërballueshme për xhepin e qytetarit, për karburantin, për stresin që shkaktohet për humbjen e orëve të tëra në trafik, për ambjentin” tha Basha.
Ne lidhje me kete akuze pati nje reagim nga PS, e cila nepermjet deputetit Eduard Shalsi, u shpreh se ministri i Brendshem te mos merret me trafikun, por me krimin.
“Sa për trafikun e Tiranës i themi ministrit të Brendshëm që të lërë profesionistët e fushës apo të policisë së qarkullimit rrugor të bëjnë punën e tyre. Të mos harrojë se me bashkinë e Tiranës ky zotëri ka një faturë ende të papaguar, atë të prishjes së Zogut të Zi” tha Shalsi.
Ministri Basha, ne takimin me te zgjedhurit vendorë, per dixhitalizimin e sistemit te adresave kërkoi prej tyre, kryesisht ata te zonave bregdetare, qe te marrin masa per miremenaxhimin e situates, ne prag te rritjes se fluksit te pushuesve.
Denada Shkodrani < I mëparshmi