E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i KQZ-se si do te ruhet privatesia e zgjedhesve

KQZ dergon ne Arkivin e Shtetit listat e zgjedhesve. Projektvendimi u miratua dje pas debateve te forta ne KQZ. Perfaqesuesit e opozites ne komision kundershtuan projektvendimin me argumentin se ai duhet te ishte pjese e vendimit te 29 dhjetorit dhe jo si draft me vete. Megjithate KQZ miratoi draftin me 4 vota duke perjashtuar arkivimin e listes se zgjedhesve ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887 date 10.3.2008 Per mbrojtjen e te dhenave personale. Pra arkivimi i tyre do te jete ashtu si per materialet e tjera zgjedhore vetem se ne nje dosje me vete.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dergon ne Arkivin e Shtetit listat e zgjedhesve. Projektvendimi u miratua dje pas debateve te forta ne KQZ. Perfaqesuesit e opozites ne komision kundershtuan projektvendimin me argumentin se ai duhet te ishte pjese e vendimit te 29 dhjetorit dhe jo si draft me vete. Per me teper nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi ndersa shpjegoi pse nuk firmosi urdhrin e kryetarit cka beri te nevojshme zgjidhjen e kesaj procedure me nje projektvendim shtoi se baza per kete vendim duhet te ishte udhezimi i vitit 2006. Duke i konsideruar nul urdhrat e kryetarit ku mungonte firmen e saj ajo deklaroi voten kunder draftit. Menyra e kryerjes se detyres nga anetaret coi me tej ne replika te forta mes saj dhe kryetarit Ristani cka beri qe Subashi me tej dhe anetari tjeter opozitar Pandeli Varfi te braktisnin mbledhjen. Anetari i trete i opozites Artan Laze u largua pasi argumentoi qendrimi kunder projektvendimit. KQZ miratoi draftin me 4 vota duke perjashtuar arkivimin e listes se zgjedhesve ne perputhje me dispozitat e ligjit nr. 9887 date 10.3.2008 Per mbrojtjen e te dhenave personale. Pra arkivimi i tyre do te jete ashtu si per materialet e tjera zgjedhore vetem se ne nje dosje me vete.

Debatet ne KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi me debate te forta mes anetareve te tij lidhur me menyren e kryerjes se detyre. Kreu i KQZ-se Arben Ristani vleresoi pranine e perfaqesuesve te opozites duke pohuar se edhe mbledhja e kaluar do te ishte zhvilluar me se normalisht nese ata do te ishin pjese e saj dhe do te argumentonin ligjerisht qofte edhe qendrimet kunder. Shpreh kenaqesine qe anetaret e majte jane ne zbatim te detyres ne mbledhjen e KQZ-se. Kontributi i tyre eshte i vlefshem i domosdoshem dhe i mirepritur ne kete mbledhje ashtu sikurse ishte dhe ne mbledhjen tjeter prandaj shume mire qe ti debatojme dhe ti diskutojme gjerat dhe te vendosim mbi bazen e ligjit - tha Ristani. Nenkryetarja Subashi reagoi pas ketij komenti duke pohuar se kreu i KQZ-se nuk ka te drejte te komentoje menyren se si kryejne detyren anetaret e tij argument qe u mbeshtet edhe nga Varfi e Laze. Me tej ajo argumentoi qendrimin kunder projektvendimit duke pohuar se ai duhet te ishte pjese e vendimit te marre me 29 dhjetor edhe pse me kater vota. Ajo shtoi se urdhrat jane kompetence e kryetarit dhe e nenkryetarit dhe jo e mbledhjeve te KQZ-se dhe per pasoje duan 5 vota dhe jo 4. Neni 25 thote miraton rregulloren e organizmit dhe funksionimit te KQZ duke perfshire dhe mbledhjet. Pra duhen 5 vota. Si e tille rregullorja akt i pavlefshem per tu marre ne konsiderate si pike qe bie ne kundershtim me kodin. Keto akte qe merr KQZ ne kundershtim te hapur me Kodin Zgjedhor jane akte nul dhe nuk prodhojne efekte. Per kete arsye jam kunder ne parim te shqyrtimit te ketij akti - tha ajo. Por kreu i KQZ-se kundershtoi keto argumente duke pohuar se faji qe vendimi i 29 dhjetorit u mor me 4 vota ishte i perfaqesuesve opozitare qe braktisen mbledhjen. Subashi kundereplikoi duke bojkotuar me tej edhe mbledhjen. Qendrimi i perfaqesuesve opozitare u kundershtua edhe nga anetaret e tjere te komisionit. Anetarja Vera Shtjefni deklaroi se projektvendimi eshte bazuar ne nenin 26 te rregullores per funksionimi e administrates se KQZ-se jo ne rregulloren e KQZ-se. Shtjefni me tej dhe anetari Hysen Osmanaj theksuan detyrimin qe ka KQZ per te zbatuar dhe ligjin per te dhenat personale i miratuar ne vitin 2008 cka ben te padrejte marrjen per baze te udhezimit te vitit 2006. Ndersa Klement Zguri kritikoi opozitaret duke pohuar se ata vuajne nga kompleksi i fajit. Nuk dine si te shfajesohen para subjektit politik pse kane votuar zgjedhjet e kaluara - tha ai. Sipas tij vendimet e KQZ-se nuk mund te kundershtohen ne menyre partizane por te ndiqet rruga ligjore. Zguri shtoi se opozitaret nuk kane dhene asnje propozim konkret per te kundershtuar vendimet por vetem debatojne politikisht dhe largohen.

Lista e zgjedhesve ne arkiv

Kreu i KQZ-se sqaroi se udhezimi i 2006-s i permendur nga nenkryetarja Subashi per menyren e arkivimit te listes se zgjedhesve ka humbur efektin per faktin se ai bazohej ne Kodin Zgjedhor te vitit 2003. Pervec kesaj duhet te keni parasysh qe me pas ka dale ligji per mbartjen e te dhenave personale dhe lista e zgjedhesve e cila ndodhet ne kutine e materialeve zgjedhore ne baze te ligjit permban te dhena personale te cilat kane trajtim te vecante dhe duhet patjeter qe KQZ te marre parasysh ligjin. Eumlshte kjo arsyeja qe me urdhrin qe doli ishte parashikuar po i njejti sistem i qarkullimit te dokumentacionit pra nga KQZ lista do te shkoje ne arkivin e shteti por ne kete rast do futet ne nje dosje me vete kaq eshte e gjithe permbajtja e urdhrit - tha ai. Por sipas Lazes nuk duhet te kishte projektvendim me vete por duhet te ishte pjese e vendimit te 29 dhjetorit per me teper i bazuar ne udhezimin e 2006-s. Ristani pranoi kete variant duke shtuar se duhet te behej propozim konkret nese kishte argumente kunder cka nuk u be nga nenkryetarja. Por Laze ashtu si koleget e tij vendosi largimin nga mbledhja. Pas diskutimeve te anetareve kreu i KQZ-se sqaroi se projektvendimi eshte i nevojshem per shkak se ka nje vakum ligjor ne nenin 187/6 te Kodit Zgjedhor ku nuk percaktohet se cfare behet me listen e zgjedhesve. Nuk po i referohemi nje udhezimi qe eshte shfuqizuar por po ribejme te njejten praktike pa kete reference ligjore - tha ai. Ristani kritikoi qendrimin e opozitareve duke theksuar se ata thjesht kerkuan argument per tu larguar sepse ruhet e njejta zgjidhje. Pas ketyre argumenteve 4 anetaret e pranishem ne komision miratuan vendimin.

Vendimi i KQZ-se per listat e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar ne nenin 21 pika 1 dhe neni 178 pika 6 te ligjit nr. 100019 date 29.12.2008 Kodi Zgjedhor i Republikes vendimi i KQZ-se nr. 51 date 29.12.2010 neni 26 i rregullores se brendshme per organizimin dhe funksionimin e administrates se KQZ-se vendosi

Lista e zgjedhesve e cila gjendet ne kutine e materialeve zgjedhore do te regjistrohet ne procesverbalin e percaktuar ne piken 4 germa c te vendimit te KQZ-se nr. 51 date 29.12.2010. Listat e zgjedhesve te cilat do te nxirren nga kutite e materialeve zgjedhore te te gjitha qendrave te votimit do te vendosen ne nje dosje te vecante vecmas dokumentacionit te percaktuar ne nenin 178 pika 6 e Kodit Zgjedhor. Dosja me listat e zgjedhesve ti dergohet Arkivit Qendror te Shtetit. Komisioni per hapjen e kutive te votimit eshte pergjegjes per realizimin e ketij procesi.

Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

Debatet Ristani Opozita kercenuese Subashi Po e tejkaloni

Arben Ristani Se pari shpreh kenaqesine qe anetaret e majte jane ne zbatim te detyres ne mbledhjen e KQZ-se. Kontributi i tyre eshte i vlefshem i domosdoshem dhe i mirepritur ne kete mbledhje ashtu sikurse ishte dhe ne mbledhjen tjeter prandaj shume mire qe ti debatojme dhe ti diskutojme gjerat dhe te vendosim mbi bazen e ligjit.

Deshira Subashi Po e nis nga kjo e fundit. Ne jemi ne KQZ te mirepritur apo te pamirepritur per ju sigurisht ky eshte nje tejkalim qe beni. Ne jemi ketu te ngarkuar nga ligji institucionet dhe detyren tone e kryejme me pergjegjesine tone sigurisht ashtu sic e gjykojme ne per ta zbatuar Kodin Zgjedhor dhe ligjin zgjedhor dhe nuk besoj qe keni ju te drejten ne kete rend dite qe kemi sot per te bere vleresimin e punes sone.

Arben Ristani Lidhur me faktin se ne mbledhjen e dates 29 u votua me 4 vota sigurisht qe faji i vetem eshte juaji qe u larguat sepse ne rast se do te ishit ne mbledhjen e komisionit sigurisht qe do te debatonim dhe me siguri qe do te gjenim edhe konsensusin dhe jam i bindur se do ta votonim te 7-te. Por ju u larguat dhe nuk debatuat si sot. Po ta shikoni sot kur niset fjalen filluat me referenca ligjore

Deshira Subashi Ju lutem zoti kryetar ju nuk keni te drejte te komentoni absolutisht.

Arben Ristani Une nuk te nderpreva.

Deshira Subashi Ju nuk keni te drejte ligjore te komentoni ato qe une thashe. Do te lutem referoju objektit te shqyrtimit.

Arben Ristani Ka mundesi te mbyllesh mikrofonin.

Deshira Subashi Mua mos me mbyll telefonin.

Arben Ristani Nuk eshte telefon por gjithsesi sic ju thashe ne baze te ligjit filluat te debatoni dhe eshte korrekte qe te debatojme ne baze te ligjit.

Deshira Subashi Ju nuk jeni as personi i duhur dhe nuk keni kompetence qe te beni kete.

Arben Ristani Ju lutem qetesohu.

Deshira Subashi Me hap mikrofonin.

Arben Ristani Nuk mund ta hap se po flas une. Po ju them qe per mbarevajtje te punes...

Deshira Subashi Mbledhjen e drejtojme te dy sipas nenit 20.

Arben Ristani Mbledhjen e drejtoj une.

Deshira Subashi Ju nuk mund te me mbyllni ne menyre arrogante mikrofonin.

Arben Ristani Te lutem.

Deshira Subashi OK atehere vijoni dhe jeni te lire te beni vendimmarrjen tuaj.

Arben Ristani Mendova qe sigurisht do te qendronit te debatonit mbi bazen e ligjit.

Rrini dhe beni detyren.

Pandeli Varfi Detyren ne duam ta bejme por nuk po na lini ju.

Arben Ristani Une po sillem normalisht. Diskutimi behet sic u nis te behet mbi bazen e ligjit.

Artan Laze Kjo mbledhje filloi shtrember vazhdoi shtrember dhe do perfundoje ashtu.

Arben Ristani Pse mendoni se filloi shtrember

Artan LazeTe mbaroj une. Kini durim te me degjoni... Duke deklaruar dhe voten time kunder ne parim eshte i panevojshem qendrimi im ne diskutimin nen per ne. Duke ju uruar pune te mbare ju bej thirrje te diskutoni me qetesi.

Arben Ristani Vijme ne mbledhje dhe diskutojme e debatojme ne parim. Duke qene se diskutojme ne parim vjen me pas momenti i votimit. Une nuk pranoj dhe besoj se askush nuk mund te pranoje qe ne rast se nuk do biem dakord ne parim une cohem dhe iki. Ky eshte kercenim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›