Masa arresti për përfituesit e pronave në Jal
Masa shtrënguese për përfituesit e pronave në Jal, me mbivendosje. Prokuroria e Vlorës tha dje se ka përgatitur masat e para "ndëshkimore" ndaj personave që kanë falsifikuar dokumentet për 40 hektarë pronë në bregdetin e Jalit, në Rrethin e Vlorës. "Gjatë kësaj javë do të dërgojmë në gjykatë masat e sigurisë për personat që dyshohet se kanë përfituar 40 hektarë pronë, në mënyrë të paligjshme në gjirin e Jalit", thanë burime nga Prokuroria e Vlorës. Sipas tyre, nga hetimet ka rezultuar se një person me dokumente të falsifikuara ka shkuar në AKKP-në e Vlorës dhe ka marrë vërtetimin e pronësisë për 40 hektarë pronë. Në mënyrë investiguese, hetuesit e Prokurorisë së Vlorës kanë zbuluar skandalin dhe kanë kryer veprimet e para. Ka rezultuar se të gjitha dokumentet kanë qenë të falsifikuara.
Burime nga grupi hetimor deklarojnë se prona është shitur në mesin e vitit 2008 dhe skandali i tjetërsimit të pronave është zbuluar disa muaj më vonë. Nga burime konfidenciale mësohet se troje në këtë zonë kanë blerë njerëz të afërm të politikanëve në Tiranë. Ata kanë blerë troje me qëllim ngritjen e "kampeve" të pushimit. Sipas hetuesve, zona që është mbivendosur prona është një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri dhe është shumë e lakmueshme për ndërtimin e fshatrave turistikë.