Prokuroria zbardh hartën e mbivendosjeve në Shqipëri
Prokuroria e Përgjithshme mbledh të gjitha denoncimet dhe ankesat për mbivendosjet e pronave nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Sipas burimeve të gazetës, në të gjithë Shqipërinë janë evidentuar rreth 10 procedime penale që flasin për qindra hektarë mbivendosje. Kryesisht zonat më të prekura janë Durrësi, Kavaja, Fieri, Vlora dhe Saranda. Në këto qytete, AKKP-të lokale kanë bërë "kërdinë". Nën ryshfetin e majmë, krerët vendorë të AKKP-së u kanë dhënë tituj pronësie individëve që nuk kanë trashëguar asnjë metër katror pronë. Burime nga Prokuroria e Përgjithshme deklarojnë se kanë në "dorë" të gjitha pronat që ka dhënë agjencia vitin e fundit. Janë kryer verifikimet e para dhe zyrtarët e akuzës qendrore kanë përcjellë në prokuroritë përkatëse të gjitha verifikimet e dhëna.
Mekanizmi
Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur mekanizmin që AKKP-ja lëshonte tituj pronësie ndaj familjeve të mëdha. Nëpërmjet përgjimeve dhe vëzhgimeve është arritur në konkluzionin se punonjësit e agjencisë merreshin në punë me kontrata tremujore. Gjatë kësaj periudhe urdhëroheshin të kryenin ato procedura që u nevojiteshin eprorëve të tyre. Pasi mbaronte "detyrën", punonjësi hidhej në rrugë, ndërsa dokumenti që kishte firmosur i jepej personit që kishte vënë në lëvizje të gjithë këtë mekanizëm. Zyrtarët e Prokurorisë së Përgjithshme, gjatë marrjes në pyetje të ish-punonjësve të AKKP-së, kanë zbuluar dhjetëra raste të abuzimit me pronat shtetërore dhe private. Është dokumentuar tërësisht mbivendosja në vendin e quajtur "Gjiri i Gjeneralit". Ndërsa nën proces verifikimi është edhe një sipërfaqe toke në gjirin e Lalzit në periferi të Durrësit. Flitet se në këtë zonë biznesmenë të ndryshëm kanë shfaqur interes për ndërtimin e fshatrave turistikë. Kjo ka bërë që banorët e zonave t‘u "vërsulen" atyre pronave që kanë mbetur pa pronarë. Kanë marrë e falsifikuar disa dokumente dhe janë drejtuar te zyrat e AKKP-së. Kjo e fundit këtu ka filluar "lojën" e kompensimit me trojet në bregdet.
Zonat e mbivendosura
Mbivendosjet janë shtrirë në zonat turistike, kryesisht në bregdetin e jugut. Prokuroria e Vlorës konfirmo se ka nisur hetimet ndaj një prone të mbivendosur në vendin e quajtur gjiri i Jalit, me një sipërfaqe prej 40 hektarësh. Por ngjitur me këtë plazh, sipas burimeve nga akuza qendrore, po verifikohet një pronë tjetër që është blerë në mënyrë të dyshimtë. Burimet pohojnë se zona është një nga vendet më të bukura të bregdetit jonian dhe është e lakmueshme për investitorë shqiptarë dhe të huaj. Por probleme ka edhe në zonën e Himarës. Në këtë zonë, prokuroria deklaron se nuk ka shumë mbivendosje por probleme infrastrukture. Gjithsesi, hetimet do të përcaktojnë abuzimet. Krahas kësaj zone, mbivendosje dyshohet se ka në zonën bregdetare të Fierit, në vendin ku mund të ndërtohet parku industrial. Mjaft biznesmenë dhe banorë të zonës kanë depozituar në zyrat lokale të AKKP-së kërkesa për kompensim me pronë në këtë zonë. Prokuroria e Përgjithshme deklaron se procesi është në fazën e verifikimit të të gjitha pretendimeve.