E Shtunë, 31 Tetor 2026

OBSH deklaron fazën e 5 të nivelit të vlerësimit për gripin e derrit

OBSH deklaroi fazën 5 të nivelit të vlerësimit të pandemisë, e cila karakterizohet nga përhapja e virusit nga njeriu te njeriu në të paktën në dy vende në një rajon të OBSH. Ndërsa shumica e vendeve nuk do të preken në këtë stad, deklarimi i fazës 5 është sinjali se pandemia është shumë pranë dhe koha për të përfunduar organizimin, komunikimin dhe zbatimin e masave të planifikuar të zbutjes është e shkurtër. Ministria e Shëndetësisë, vë në dispozicion një fond emergjence, prej 10 milion lekësh(të reja), për përballimin e situatës në rast nevoje. Sigurisht ky fond do të rritet në varësi të ecurisë epidemologjike.
Sot Ministria e Shëndetësisë, nxori urdhrin për shërbimin 24 orësh të shërbimit sanitar në të tëra pikat e kufirit. MSH, nxori sot udhëzimin për spitalet rajonale, mbi masat që duhet të ndërmarrin për një situatë hipotetike të dhënë. Ministria e Shëndetësisë, informon publikun se, nuk ka asnjë arsye që të ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme. Në çdo rast, për informacion, qytetarët janë të lutur të kontaktojnë me mjekun e familjes apo strukturat më të afërta të shëndetit publik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›