Hipotekat ndajnë tapitë e shtëpive
02/05/2009 Legalizimet hyjnë në procesin e ndarjes së certifikatave të ndërtimeve të paligjshme
ZRPP brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës prej ALUIZNI-t mbyllet dosja
Hipotekat kanë nisur ndarjen e certifikatave të pronave të legalizuara. Në një njoftim për mediat është bërë e ditur se në ditët në vijim do të ketë edhe më shumë tapi që do të dalin si në Tiranë, ashtu dhe në të 11 qarqet e tjerë të vendit. Ndërsa tapitë jepen në koordinim të plotë me zyrën e ALUIZNI-t, e cila ka bërë përpunimin e të dhënave si dhe përshtatjen e hartave me të dhënat që janë në hipoteka.
Veprimi
“Qytetari, i cili ka marrë një leje legalizimi nga Agjencia rajonale e Legalizimit, do të informohet nga kjo e fundit për përcjelljen e dokumentacionit nga ana e saj pranë ZVRPP-së përkatëse. Qytetari në këtë moment duhet të paraqitet pranë ZVRPP-së përkatëse me njoftimin e ALUIZN-it dhe të bëjë pagesën e tarifës së shërbimit pranë sporteleve të ZVRPP-së. Zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke filluar që nga ky moment, duhet ta shqyrtojnë kërkesën brenda 15 ditëve. ZVRPP-të nuk kanë të drejtë t’i dërgojnë qytetarit akt-verifikimi dhe për çdo lloj paqartësie apo mungese dokumentacioni duhet t’i drejtohet zyrës rajonale të Legalizimeve”, thuhet në deklaratë. Në përfundim të procesit qytetari do të pajiset me certifikatë pronësie në rastet kur zona është në sistemin e ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ose me vërtetim pronësie në rastet kur zona përkatëse nuk është në sistemin e ri të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Ndërsa bëhet e ditur se në rastet kur zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nuk do të përmbushin detyrimet ndaj qytetarëve, do të kenë sanksione administrative nga ana e zyrës qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Parashikimi
Në udhëzimin e miratuar prej hipotekave janë parashikuar dhe rastet kur trualli është shtetëror si dhe kur ai është në privat. Në rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet në një parcelë që është në pronësi të shtetit procedura është më e thjeshtuar, ndërsa rastin e fundit do të procedohet kalimi i pronësisë nga privat në shtet në bazë të VKM-së për shpronësimet, dhe më pas do të regjistrohet leja e legalizimit.
“Udhëzimi i miratuar nga ana e zyrës qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme parashikon në detaje edhe të gjitha problematikat e tjera që mund të shfaqen përgjatë regjistrimit të lejeve të legalizimit, si në rastet kur parcela ndërtimore është më e vogël se pasuria e regjistruar apo e anasjella. Ky udhëzim krijon lehtësi për të gjithë punonjësit e ZVRPP-ve dhe shkurton kohën e pritjes së qytetarëve për t’u pajisur me dokumentin e pronësisë. Zyra qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme u bënë thirrje qytetarëve që të paraqiten në sportelet e ZVRPP-ve, pasi të kenë marrë njoftimin nga Drejtoritë përkatëse të ALUIZN-it, për aplikim për regjistrimin e lejeve të legalizimit”, thuhet në njoftimin e ZRPP.
Certifikatat e para jepen në Elbasan
Zyra vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Elbasan ka shpërndarë dje 35 certifikata pronësie, pas paraqitjes së lejeve të legalizimit nga ALUIZN-i. ZVRPP Elbasan i ka shpërndarë këto certifikata pronësie në prezencë të pronarëve përfitues, të cilët kanë tërhequr dokumentin e pronësisë nga zyra e Regjistrimit të Pasurive. Certifikatat e pronësisë për pronat e legalizuara nuk janë shpërndarë vetëm në qytetin e Elbasanit, por ky është një proces që po ndodh në të gjitha zyrat vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Qytetarët po paraqiten masivisht për të aplikuar pranë ZVRPP-ve për të marrë certifikatat e pronësisë, pasi Agjencitë rajonale të ALUIZN-it kanë përcjellë dokumentacionin e nevojshëm pranë ZVRPP-ve. Procesin e ka përmirësuar dukshëm dhe e ka rritur shpejtësinë e përpunimit të praktikave edhe hartimi i një udhëzimi të posaçëm për pronat e legalizuara nga ana e zyrës qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.