Masa, fitorja më "e hidhur". Kampion është Luis Hemilton
Felipe Masa ka fituar Çmimin e Madh të Brazilit, Luis Hemilton, i pesti dhe njëkohësisht kampion bote i 2008-ës. Por prapa gjithë kësaj fshihen ndodhitë e garës, ndoshta më të paharrueshme dhe më emocionuese të historisë së këtij sporti. Sport, i cili dje zgjodhi edhe kampionin e tij më të ri në moshë. Një kampion të denjë, që në sekondat e fundit rrezikoi gjithçka, ashtu si vitin e kaluar: dy xhiro para fundit i ka ikur nga duart vendi i pestë nga Sebastian Vetel.
REGJIA DJALLËZORE - Në fakt, një regji diabolike bëri që të shpërthente shiu 5 xhiro para finishit dhe Luis mund të kishte humbur gjithçka. Ka gabuar në një frenim dhe Vetel e ka parakaluar. Me vendin e gjashtë titulli ishte i Masës dhe kjo e rriti adrenalinën e garës. Por në kthesën e parafundit Vetel e Hemilton kanë parakaluar Toyotën e Glok, i cili nuk ishte ndalur të ndërronte gomat. E pabesueshmja është bërë realitet: titulli ka përfunduar në duart e Luis në këtë finale eksituese dhe të çmendur, me njerëz që festonin si në bokset e Ferrarit, ashtu edhe në bokset e MekLaren.
ZHGËNJIMI I FERRARIT - Ferrari është ngushëlluar me titullin për konstruktorët. Nuk e ka humbur titullin më të rëndësishëm, sepse dje Hemilton është renditur edhe pas Alonsos, Raikonenit e Vetelit. Ka humbur titullin e pilotëve për shumë gabime të vogla, të cilat gjatë sezonit kanë qenë vendimtare në klasifikim. Dje Hemiltonit i mjaftonte vendi i pestë dhe kështu ka ndodhur edhe pse në fund dhe për meritë të kaosit. Por sido që u zhvilluan ngjarjet, objektivi u arrit. Kujtimet e dhimbshme janë të zakonshme ashtu si zhgënjimi i Felipes në pod. Masa ka zhvilluar sezonin më të mirë të jetës së tij, ka fituar 6 gara, një më shumë se rivali. F2008 edhe dje ka demonstruar se është vetura më e mirë në botë. Por kampion është Hemilton.
KURTHET - Megjithatë, nderim për këtë 23-vjeçar anglez, i cili shkruan emrin e tij në historinë me prestigjioze të Formula 1. Me meritë të plotë, edhe sepse ashtu siç ndodhi në Kinë, Luis mbi të gjitha ka mundur fantazmat dhe ka dribluar të gjitha kurthet që parashtruan 71 xhirot e kësaj gare. Shiu i rrëmbyeshëm, dy minuta para fillimit, kthesa e parë, sulmet e Vetel e Alonsos, që ia kanë rrëmbyer pozicionin pas "pit stop"-it të parë. Pastaj një garë e menaxhuar në mënyrë perfekte, i ndihmuar edhe nga boksi i MekLaren. Por 7 xhiro para fundit nis sërish shiu dhe gjithçka e vë në diskutim. Masa që pret finishin, Toyota e Glok që nuk ndalet, parakalimi i Vetel: të gjithë këta të bëjnë të ulërish aq fort, sa të dëgjohesh në Evropë, por atij i dhanë forcën për të mos hequr dorë dhe për të vazhduar përpara, për të parakaluar Timo Glokun dy kthesa para finishit. Këtë herë ai ka një pikë më shumë, ankthi është bërë ëndërr. Komplimente Luis.
KRENARIA - Prapa mbetet zhgënjimi dhe krenaria e Felipe Masas: "Ishte një garë perfekte, gjithçka eci në mënyrën më të mirë. Jam krenar për atë që kemi bërë, për njerëzit që më rrethojnë. Këto janë emocione që duhen jetuar dhe gjithçka do të shkojë mirë. Kur pashë Luisin të parakalonte, pata një përzierje emocionesh. Për fat të keq humbëm për një pikë, por jemi krenarë për të gjithë kampionatin".
Mbërritja
1. F. Masa Ferrari
2. F. Alonso Renault
3. K. Raikonen Ferrari
4. S. Vettel Toro Rosso
5. L. Hemilton Meklaren
6. T. Glok Toyota
7. H. Kovalainen Meklaren
8. J. Trulli Toyota
9. M. Vebber Red Bull
10. N. Hajdfeld Bmv-Sauber
Pilotët
1. Luis Hemilton 98 pikë
2. Felipe Masa 97
3. Kimi Raikonen 75
4. Robert Kubika 75
5. Fernando Alonso 61
6. Nik Heidfel 60
7. Heiki Kovalainen 53
8. Sebastian Vetel 35
9. Jarno Truli 31
10. Timo Glok 25
Konstruktorët
1. Ferrari 172 pikë
2. MekLaren 151
3. BMV Sauber 135
4. Renault 80
5. Toyota 56
6. Torre Rosso 39
7. Red Bull-Renault 29
8. Uilliams-Toyota 26
9. Honda 14
10. Force India-Ferrari 0
LUIS HEMILTON
Të dhënë biografike
Emri: Luis Hemilton
Datëlindja: 7 janar 1985
Vendlindja: Hertfordshire, Angli
Kombësia: Angleze
Gjatësia: 174 cm
Pesha: 68 kg
Të dhënë të përgjithshme
Disiplina: Automobilizëm
Specialiteti: Formula 1
Skuadra: MekLaren
Karriera në Formula 1
Debutimi: 2007
Sezonet: 2007-2008
Botërorë të fituar: 1 (2008)
Rezultati më i mirë: Nënkampion (2007)
Gara të zhvilluara: 34
Gara të fituara 9
Pode: 22
Pole position: 13
Pikë të mbledhura 203
Xhirot më të shpejta: 3
FILIPE MASA
Të dhënat biografike
Emri: Felipe Massa
Datëlindja: 25 prill 1981
Vendlindja: Brazil
Kombësia: Braziliane
Gjatësia: 165 cm
Të dhëna të përgjithshme
Disiplina: Automobilizëm
Specialiteti: Formula 1
Skuadra: Ferrari
Karriera në Formula 1
Debutimi: 2002
Sezonet 2002, 2004-2008
Skuadrat: Sauber, Ferrari
Botërorë të fituar: 1
Rezultati më i mirë: I treti (2006)
Gara të zhvilluara: 105
Gara të fituara: 10
Pode: 26
Pole position: 15
Pikë të mbledhura: 288
Xhiro të shpejta: 10