Qeveria: Marrëveshja me Greqinë për të mbrojtur fëmijët e trafikuar
Kryeministri Berisha ka përmendur si vendim të një rëndësie të veçantë miratimin e marrëveshjes me qeverinë e Greqisë për rikthimin, rehabilitimin dhe kujdesin për fëmijët e trafikuar. Ai theksoi se: Në këtë mënyrë ne hapim siparin, për një seri marrëveshjesh që duhet të nënshkruajmë me të gjitha vendet, ne te cilat jane janë trafikuar femijet shqiptare. Qeveria zotohet për mbrojtjen dhe asistencën e viktimave të trafikut. Kete marreveshje e zhvilluam me Republikën e Greqisë pasi këtu rezulton të jetë dhe numri më i madh i fëmijëve të trafikuar."