E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa për forcimin e shërbimit shëndetësor në zonat turistike



Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me ISHP-në, do të ndërmarrin masa të rrepta për higjienën në vendet turistike. Sezoni i verës është më i rrezikshmi, përsa i përket përhapjes së epidemive nga papastërtitë, ku përhapja është më e shpejtë. Për këtë arsye, specialistët e ministrisë do të kryejnë kontrolle të përditshme higjiene-sanitare në të gjithë hotelet apo restorantet përgjatë bregdetit, ku numri i pushuesve është edhe më i madh. Njëkohësisht, do të merren masa për furnizimin me medikamente dhe materiale mjekimi të ndihmës së shpejtë mjekësore në të gjitha ambulancat. Uji i pijshëm do të jetë nën vëzhgimin e rreptë të specialistëve të ISHP-së, të cilët do të kryejnë çdo ditë analizat epidemiologjike. Urdhri i ministrisë detyron Drejtoritë e spitaleve të zonave turistike të marrin masat për të pritur të sëmurët për trajtim spitalor, duke planifikuar dhe shtretër rezervë, në rast nevoje. Për të gjitha shkeljet dhe mangësitë që konstatohen, Inspektorati Sanitar Shtetëror dhe Epidemiologjik, të zbatojë me rigorozitet masat e parashikuara në për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

25 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›