E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19, Shqipëria barazon 2-2 me Sllovakinë

Shqipëria U-19 arriti një barazim 2-2 të merituar me Sllovakinë U-19 në takimin e luajtur në Senec e të vlefshëm për grupin 4 të Elite Round. Të katër golat u realizuan në pjesën e parë, por i vecantë është se Shqipëria kaloi dy herë në avantazh.
Në kompanitë më të mëdha të basteve favorit i pastër për fitimin e ndeshjes ishte Sllovakia: 1.35 (Bwin), ndërkohë që Shqipëria kutohej për fitoren 8.00. Barazimi: 4.00.
Në ndeshjen e parë Shqipëria e drejtuar nga Ramadan Shehu humbi 2-0 me Gjermaninë e Horst Hrubeshit.
Sllovakia arriti nga ana e saj barazimin e dytë, pas atij me Kroacinë (1-1), që barazoi po sot me Gjermaninë (2-2). Takimi i tretë dhe i fundit për Kombëtaren tonë të vogël do të jetë ai kundër Kroacisë.

Info-plus në vazhdim....
Ndeshjet e Shqipërisë
Gjermani-Shqipëri 2-0
Sllovaki-Shqipëri 2-2
Kroaci-Shqipëri, 27 maj
Renditja
Ekipet Nd P
Gjermania 2 4
Kroacia 2 2
Sllovakia 2 2
Shqipëria 2 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›