Masa të ashpra për tregtuesit e mishit

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Genc Ruli, si drejtuesi i kësaj Task Force, paralajmëroi se shumë shpejt do të nisin aksionet për mbylljen e të gjitha thertoreve të jashtëligjshme në vend.
“Nxjerrja e Aktit Normativ u detyrua nga situata shqetësuese në lidhje me therjen dhe tregtimin e mishit jashtë standardeve që garantojnë higjienën, jetën, që garantojnë shëndetin publik dhe mjedisin. Problematika e vënë re gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë, së pari veprime krejt të paligjshme të therjes së kafshëve në ambiente publike, në sheshe në lokale që nuk përmbushin standardet e sigurisë dhe ushqimore, tregimi i mishit në kushte primitive, apo tregtimin pa ju nënshtruar më parë kontrolleve të nevojshme nga veterinerët”, tha ministri Ruli.
Si kryetar i grupit Task Force, ministri kërkoi që të mos ketë asnjë tolerim, dhe kjo sipas tij do të arrihet dhe nga plotësimi i legjislacionit që sjell Akti Normativ. “Sigurisht interesat thjesht përftuese të disa subjekteve që i bien ndesh ligjit, nuk mund të jenë dhe të dalin mbi interesin e përgjithshëm të publikut, që së pari është interesi për të siguruar dhe mbrojtur jetën dhe shëndetin. Këto pak biznese s’mund t`i bëjnë sfidë as shëndetit të konsumatorëve dhe as shtetit. Pse qe i nevojshëm nxjerrja e këtij Akti Normativ, në mjaft raste kompetenca ka qenë e paplotë ose e pasaktësuar dhe ka munguar masa shtrënguese për subjektet që veprojnë me shkelje. Akti në këtë drejtim përforcon ndjeshëm autoritetin dhe fuqinë ndëshkuese të gjitha trupave inspektuese që veprojnë në këtë fushë”, u shpreh ai.
"Akti normativ, veç përmirësimit të kushteve dhe rritjes së sigurisë ushqimore ka si qëllim dhe formalizimin e bizneseve, duke u dhënë kohën e duhur për të reaguar. “Subjekteve, Akti Normativ u jep një afat të mjaftueshëm, rreth 25 ditë që të përmbushin vetë në mënyrë vullnetare të gjitha kushtet bazë higjieno-sanitare që të garantojnë sigurinë e njerëzve. Që nga data e hyrjes në fuqi, subjektet që do të duhet të kryejnë aktivitet të therjes së kafshëve, apo tregtim të mishit duhet të jenë vetëm ato që janë regjistruar si të tilla në QKR”, shtoi kreu i Ministrisë së Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka evidentuar të gjitha “pikat e nxehta” dhe vendet ku theren kafshë apo tregtohet mish. Brenda pak ditësh pritet që fillimisht të ndërhyhet në aksin Durrës- Fushë Krujë, në aksion Fushë Krujë – Milot, në Rrogozhinë, Fier dhe zona të tjera. Me datë 16 gusht, qeveria miratoi Aktin Normativ për Përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre. Këtu përcaktohet që shkeljet e ligjeve të ndryshme dhe standardeve të sigurisë ushqimore në therjen apo tregtimin e mishit të penalizohen nga me gjoba që variojnë nga 50 mijë deri në 250 mijë lekë.
Veç kësaj, në pothuajse të gjitha raste kur ka shkelje të sigurisë ushqimore dot bëhet konfiskimi i mallit dhe mjeteve të punës, ndërsa masa më e rreptë për bizneset tërësisht të paligjshme është shembja e ndërtesës ku ky aktivitet i jashtëligjshëm kryhet. /Start/
2012-09-04 16:12