E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis dhënia e kredive me zero interes për të pastrehët

Kredia ka një afat deri në 30 vjet për të zgjidhur problemin e strehimit të tyre dhe për të liruar ambientet ku banojnë aktualisht.

 “Lista me 3289 persona që banojnë në shtëpitë e ish pronarëve, ku peshën kryesore e zënë Bashkia Tiranë, me 908 raste, Durrës ,me 869 dhe Shkodër me 605, u dorëzua në bankë sot në mesditë. Nga ky moment, të gjithë personat që gëzojnë statusin e të pastrehut dhe që banojnë në shtëpi të ish-pronarëve, duhet të aplikojnë pranë kësaj banke, për të përfituar kredinë për strehim”, bëri me dije Ministria e Punëve Publike dhe Transporteve.

Në përputhje me Aktin Normativ, ata duhet që brenda datës 1 nëntor 2012, të përfundojnë procedurat e kredisë, të zgjidhin përfundimisht problemin e strehimit dhe të lërojnë banesat e ish- pronareve. Ftojmë të gjithë pronarët që ende nuk disponojnë pronën e tyre që të mbikëqyrin këtë proces dhe, nëse brenda datës 1 nëntor 2012, shtëpitë e tyre nuk janë liruar, të bëjnë njoftimin përkatës pranë Entit Kombëtar të Banesave që, në përputhje me autorizimin që Akti Normativ i jep këtij institucioni (EKB), të bëjë verifikimin respektiv dhe t’i drejtohet gjykatës për lëshimin e Urdhërit të Ekzekutimit për lirimin e banesës.

E gjithë procedura pranë gjykatave për llogari të ish-pronarëve do të kryhet nga Enti Kombëtar i Banesave. Lista e personave që banojnë në shtëpitë e ish–pronarëve do të publikohet në faqen zyrtare të MPPT-së dhe Entit Kombëtar të Banesave.

“Duke ftuar që të gjitha ata që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve të aplikojnë pa humbur kohë për kredi dhe duke ftuar ish-pronarët të ndjekin me vëmendje procesin, Ministria e Punëve Publike njofton se Enti Kombëtar i Banesave dhe degët e tij në rrethe do të jenë në dispozicion të të gjithë personave të interesuar për çdo sqarim të kërkuar”, thuhet më tej. /Start/

                                                                                             2012-09-04 16:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›