Masa të reja sigurie në aeroport

Uashington, 3 Prill NOA - Uashingtoni pritet të
shpallë sot masat e reja për heqjen e skanimit të detyrueshëm të udhëtarëve në
aeroporte që vijnë nga 14 vende, të cilat konsideroheshin të pasigurta.
Një zyrtar amerikan tha se skanimi do tu bëhet vetëm atyre udhëtarëve që
dyshohen për kërcënime terroriste.
Procedurat e reja do ti zëvendësojnë masat që u vunë në jetë pas përpjekjes për të hedhur në erë aeroplanin mbi Detroit në ditën e Krishtlindjeve, citon radio Evropa e Lirë.