E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandalet e kishës njësoj si anti-semitizmi

Romë, 3 prill, NOA - Kritikat ndaj papës dhe kishës katolike rreth skandaleve seksuale në media janë cilësuar të njëllojta me dhunën kundër hebrenjve. Komentet janë bërë nga prifti Raniero Kantalamasa, në fjalimin e mbajtur dje në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Por komenti i tij ka sjellë dhe reagimin e grupeve hebreje dhe viktimave të abuzimeve seksuale nga peshkopët katolikë.

Duke qëndruar i ulur pranë papës, Kantalamesa i krahasoi kritikat ndaj papës dhe kishës me atë që e quajti dhunë kolektive që e vuajtën hebrenjtë gjatë historisë.

Liderët e grupeve hebreje i quajtën vërejtjet të pavend dhe fyese, duke thënë se miliona hebrej kanë vdekur për shkak të sulmeve anti-semitiste, por skandalet për abuzimet seksuale katolike nuk kanë çuar në vrasje dhe shkatërrime masive.

m.xh/NOA/ANSA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›